Partia Socialiste dorëzoi sot në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve kërkesën për regjistrim në zgjedhjet e 30 Qershorit 2019. Kërkesa mban firmën e Sekretares për Koordinim Elektoral, Blerina Gjylameti.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se socialistët janë të vendosur të shkojnë në zgjedhje edhe nëse opozita nuk merr pjesë, si një detyrim ndaj qytetarëve që i kanë votëbesuar.
Ndërkohë nga ana tjetër opozita e bashkuar ka deklaruar se do të bojkotojë zgjedhjet e do të vijojë me protestat. Ajo e radhës është paralajmëruar më 13 prill.