Protestojnë shoferët e linjës Gjirokastër-Dropull: Na kanë hequr licencat padrejtësisht (VIDEO)


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Shoferët e linjës së autobusëve Gjirokastër-Dropull kanë dalë sot në protestë te vendi i njohur si ‘Ura e Lumit’. Ata kundërshtojnë vendimin për pezullim të licencës, sipas tyre  në mënyrë padrejtë.  Licenca e njërit prej autobusëve përfundon në vitin 2027, por i është hequr pa asnjë shpjegim. Shoferët thonë se i janë drejtuar për këtë problem edhe Ministrisë së Transporteve dhe kryeministrit Edi Rama, por deri më tani s’kanë marrë zgjidhje. Licencat e kësaj linje i janë dhënë një kompanie tjetër transporti në qytetin e Vorës, e favorizuar sipas shoferëve nga lidhjet klienteliste dhe politike. Shihni videon që sjell Argjirolajm.net