Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestën e opozitës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përmes një postimi në llogarinë e tij personale në “Twitter”.
Rama është ndalur tek zjarri i ndezur në godinën qeveritare, duke i bashkangjitur postimit edhe një video ilustruse.
“Çfarë trishtimi një lider opozite që me zë të ikur i thotë qeverisë ‘Aman ik!’,ndërkohë që ata rrotull tij hedhin zjarr mbi godinën e saj! Uroj që kujt vete ende pas kësaj politike qorre, t’i jetë hapur sonte syri nga zjarri që qeverisë s’ka ç’i bën,po Shqipërisë i bën veç dëm”- shkruan kreu i ekzekutivit.