Protesta në Këlcyrë, deputeti i ‘djegur’ jep alarmin: Policia shoqëron kryetarin e PD-së


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Nga Tritan Shehu

Terror ne Kelcyre ne mbrojtje te abuzivizmit e arrogances qeverisese. Ne Kelcyre sot jemi perballe nje operacioni policor terrorizues ndaj banoreve, per t’i bere ata te heshtin per projektin fantazem me vlere miliona Euro e procedurat anti ligjore, qe kerkon te hedhe ne rruge shume familje, gje qe nuk do ta arrijne kurre.

Aktualisht thirret aty ne polici nga drejtuesit e saj Kryetari i deges se PD Z.Luan Malko, per protesten e organizuar diten e shtune kunder shembjes abuzive te dhjetra banesave. Ishte ajo nje proteste masive, krejt demokratike e paqesore e banoreve kunder ketij akti thellesisht arbitrar, ne kundershtim me te drejtat themeltare te njeriut, aspak transparent, me hije te medha korruptive.

Po keshtu midis te tjereve i behet presion edhe qytetarit Ismet Lile, qe ne menyre shume civile per dite te tera po proteston kunder shembjes se godines se tij, nje godine e ndertuar si te tjerat me leje prekatese shume vite me pare, brenda te gjithe kritereve urbanistike.

Ky dhe bashkeqytetaret e tij, ja kane perplasur te verteten ne sy ne zyre, kryetarit aktual te Bashkise, qe kerkon te shembe shtepite e qytetareve, gje per te cilen eshte shprehur kunder edhe i gjithe Keshilli Bashkiak, duke kerkuar anullimin e atij projekti. Policia e prokuroria aty duhet te perfshihen jo duke thirrur Kryetarin e PD e banoret, por ideatoret e zbatuesit e ketij projekti te pa ligjeshem, qe i ngjan si dy pika uji atij te Astirit ne Tirane.