Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë 7 personat që u arrestuan pas protestës së opozitës ditën e enjte. Për ta u vendos masa e sigurisë “detyrim paraqitje”. Mes të arrestuarve ishin edhe dy të rinj nga Gjirokastra; Luis Buzheri dhe Olsi Kasëmi. Të arrestuarit, janë nën masë, vetëm për kundërshtimin e punonjësit të policisë. Nga shqyrtimi i provave, sipas gjykatës, rezulton se të arrestuarit, kanë shtyrë kordonin e policisë gjatë protestës. Bashkë me dy të rinjtë nga Gjirokastra, të cilët janë studentë në Tiranë, në prangat e policisë u vunë edhe 5 protestues të tjerë; Maringlen Meçja; Gjok Dreshaj; Aleksander Prenga; Agim Sallahu dhe Shefqet Sefaj.
©argjiroja.net