Një grup mbështetësish të Partisë Demokratike nga Gjirokastra udhëtuan sërish sot pasdite drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën e opozitës.
Gjatë marshimit para Parlamentit ata i kanë ‘zënë pritë’ ish-kryeministrit Sali Berisha, me të cilin kanë bërë edhe një foto. Bashkë me ta ishte edhe Dasho Aliko, Tritan Shehu e Roland Bejko. Berisha shihet gjerësisht në sytë e mbështetësve të PD-së si personi i vetëm që mund ta ringrejë partinë, që mund ta sjellë sërish në pushtet.
Ndërsa për Lulzim Bashën dyshimi sa vjen e shtohet, nga njëra palë zgjedhje në tjetrën. Edhe djegia e mandateve rezulton deri më tani një tjetër gafë e tij, pasi nuk po prodhon asnjë rezultat. Nga ana tjetër vendet bosh në Kuvend po plotësohen me emrat e tjerë në listat e PD-LSI.
©argjiroja.net