Me një status të shkurtër në Facebook, Edi Rama i hapi rrugë veprimit të ligjit ndaj Saimir Tahirit.
Duke i uruar t’ia dalë që t’i provojë drejtësisë pafajësinë e tij, Rama i hap rrugë arrestimit të ish ministrit të tij kur thotë se
“Uroj që Saimiri të provojë deri në fund që s’ka lidhje me këtë histori kriminelësh. Por këtë dua ta mësoj nga drita e së vërtetës dhe këtë dritë s’e kam as unë, as qeveria, as partia. E ka vetëm drejtësia që duhet të na e ndriçojë këtë udhëkryq mes llafeve e provave. Deri në fund”, shkruan Rama.