• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Programi IPARD II, shtyhet afati i aplikimit deri në datën 15 Janar 2020

05/12/2019
Programi IPARD II, shtyhet afati i aplikimit deri në datën 15 Janar 2020

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural dhe Autoriteti Menaxhues në Ministrinë e Bujqësisë  dhe Zhvillimit Rural shpall shtyrjen e afatit për Dorëzimin e Aplikimeve, në kuadër të Programit IPARD II, nga Instrumenti i Ndihmës së Para-Anëtarësimit (IPA) për Zhvillimin Rural (IPARD) me qëllim zhvillimin e Sektorit Agro-Ushqimor për thirrjen e dytë, si më poshtë:

1. Shtyrjen e afatit për aplikime për Thirrjen e Dytë nga Programi IPARD II deri në datën 15 Janar 2020.

2. Të gjitha aplikimet duhet të dorëzohen vetëm në zyrat qendrore të AZHBR-së në zarfe të mbyllura me titullin Thirrje për Dorëzimin e Aplikimeve, së bashku me titullin e masës, emrin e plotë dhe adresën e aplikantit dhe me shënimin “Të mos hapet përpara dorëzimit”, deri në datën 15 Janar 2020, sipas orarit zyrtar 08:00 -16:30.

Aplikimet duhet të dorëzohen si më poshtë:
• Nëpërmjet dërgesës postare rekomande, ose
• Dorazi (duke përfshirë shërbimet koriere) direkt në Autoritetin Kontraktues në këmbim të një mandati dorëzimi me firmë dhe datë nga:

<Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural Rruga “Muhamet Gjollesha”, Nr.56 Tiranë, Shqipëri> Aplikimet e dërguara nëpërmjet çdo mënyre tjetër (p.sh. me faks apo e-mail) apo të dërguara në adresa të tjera do të refuzohen. Çdo aplikim i mbërritur në AZHBR pas datës 15 Janar 2020 do të refuzohet.  Programi IPARD II, nga Instrumenti i Ndihmës së Para-Anëtarësimit (IPA II) për Zhvillimin Rural (IPARD), kontribuon me 94 Milionë Euro, fonde nga BE dhe Qeveria Shqiptare, për harkun kohor 2014-2020, me qëllim zhvillimin e sektorit agro-ushqimor. Programi IPARD II ka objektiv dhe prioritet mbështetjen e investimeve në sektorin agro-ushqimor, përmirësimin e konkurrencës, pajtueshmërisë me standardet e BE-së, mbështetjen e investimeve në zonat rurale me qëllim diversifikimin e ekonomisë rurale dhe krijimin e biznesit, duke çuar në përmirësimin e mundësive të punësimit dhe përfshirjes sociale. Thirrja është e hapur për të gjithë (persona fizikë dhe juridikë), puna dhe veprimtaria e të cilëve zhvillohet brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, në fushat e prodhimit bujqësor, agropërpunimit dhe zhvillimit rural, nga data 30 Tetor – 15 Janar 2019, në masat e mëposhtme:

Masa 1: “Investimet në asetet fizike të fermave bujqësore” në sektorët:
Qumësht, Mish, Fruta-Perime,Vresht.

Masa 3: “Investimet në përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore” në sektorët:
Qumështi dhe përpunimi i qumështit, Përpunimi i mishit, Përpunimi i frutave dhe perimeve,
Vera.
Masa 7: “Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i biznesit” në sektorët: Sigurimi dhe Prodhimi i bimëve medicinale dhe aromatike, kërpudhave, mjaltit, bimëve dekorative, kërmijve; Përpunimi dhe tregëtimi në nivel ferme i produkteve bujqësore (qumështi, mishi, frutat perimet dhe verës); Përpunimi dhe tregtimi i bimëve medicinale dhe aromatike të egra apo të kultivuara, kërpudhave, vaji i ullirit, mjalti, peshku dhe produktet e peshkut, prodhimi dhe tregtimi i vajrave esenciale; Akuakultura (në ujëra të ëmbla dhe të kripur): Turizmi rural dhe i natyrës; Shërbime për popullsinë dhe bizneset rurale; Punimet e artizanatit dhe industria e manifaktures; Prodhimi i energjisë së rinovueshme. Buxheti i përgjithshëm në dispozicion të kësaj thirrje është 57.68 milion EURO nga të cilat 75% ose 43.26 Milion EURO kontribut i BE dhe 25% ose 14.42 Milion EURO kontribut i
buxhetit të shtetit.

Më shumë informacion mbi programin IPARD II, Udhëzuesin për Aplikantët, anekset
shoqëruese që përcaktojnë kriteret dhe procedurën e aplikimit, mund të gjenden në faqen e
internetit të AZHBR; www.azhbr,gov.al; www.ipard.gov.al; www.bujqesia.gov.al

Related Posts

Kryesore

Arrestohet prifti grek, nën akuzë për zjarrvënie të qëllimshme

18/09/2025
Kaluan makinat me defekt në kolaudim, nën hetim 7 zyrtarë
Kryesore

Kaluan makinat me defekt në kolaudim, nën hetim 7 zyrtarë

18/09/2025
Pa patentë dhe me motor pa targa, arrestohet 18-vjeçari në Këlcyrë
Kryesore

E rëndë në Këlcyrë/ Njerku polic abuzoi me 16-vjeçaren, në kërkim dhe një polic tjetër

18/09/2025
Zgjidhet mitropoliti i ri i Gjirokastrës dhe Korçës
Kryesore

Zgjidhet mitropoliti i ri i Gjirokastrës dhe Korçës

16/09/2025
E rëndë në Finiq/ Grabiten me dhunë dy të moshuar
Kryesore

E rëndë në Finiq/ Grabiten me dhunë dy të moshuar

16/09/2025
Në timon pa patentë dhe makinë pa targa, arrestohet 45-vjeçari në Përmet
Kryesore

Gjirokastër, adoleshentja pa patentë shkakton aksident

16/09/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Colin Farrell pranon hapur tërheqjen ndaj Margot Robbie

Colin Farrell pranon hapur tërheqjen ndaj Margot Robbie

19/09/2025
Pas humbjes së Charlie Kirk, bashkëshortja e tij udhëheq Turning Point USA

Pas humbjes së Charlie Kirk, bashkëshortja e tij udhëheq Turning Point USA

18/09/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al