• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Profil/ Njihuni me kryebashkiakun që trazoi sërish politikën në Shqipëri

14/08/2019
Profil/ Njihuni me kryebashkiakun që trazoi sërish politikën në Shqipëri

Valdrin Pjetri është emri më i përfolur i ditëve të fundit në sferën e politikës.

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Shkodrës për zgjedhjet e 30 qershorit akuzohet se është dënuar në Itali për trafik droge dhe vjedhje, dënim të cilin nuk e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit.

Por kush është Valdrin Pjetri?

37-vjeçari nga Shkodra ka përfunduar studimet për Financë në Fakultetin Ekonomik të Tiranës. Nga 2012 deri në 2014 ka punuar si pedagog i jashtëm në Universitetin Europian të Tiranës.

Para kandidimit të tij, Pjetri nuk ishte pa përvojë në politikë duke u përfshirë në fushatat e PS-së në disa prej bashkive të veriut.

Gjithashtu 37-vjeçari, edhe pse i ri në moshë ka mbajtur poste jo pak të rëndësishme në administratën shtetëre.

Karriera e tij ka nisur në vitin 2010 duke shërbyer në disa pozicione drejtuese në Ministrinë e Brendshme dhe në Ministrinë e Mbrojtjes.

Nga viti 2010 deri 2014 ka mbajtur detyrën e administratorit të Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara në kuadër të ligjit antimafia, duke u kualifikuar gjatë detyrës me certifikata.

Pjetri gëzon një diplomë “Kursi i Lartë i Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare” dhe certifikatën “Për Drejtim Strategjik” lëshuar nga Britania e Madhe.

Ai është i certifikuar edhe si auditues i brendshëm dhe zotëron gjuhët e huaja anglisht dhe italisht.

Më pas, Pjetri lëvizi duke marrë postin e drejtorit në Drejtorinë e Pronave në Ministrinë e Mbrojtjes. Konkretisht në ministri mbante pozicionin e kryetarit të Komisionit të Demontimit të Municioneve po në këtë Ministri. Nga ky pozicion ka si arritje demontimin e të gjithë municioneve të panevojshme të ushtrisë shqiptare.

Në 2015 u emëruar drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve Mbështetëse në Ministrinë e Mbrojtjes. Ndërsa në maj të 2018 ai mori postin e kreut të Hipotekave deri në momentin e shkrirjes së këtij institucioni.

Menjëherë pas largimit të tij, Valdrinit iu propozua që të kthehej në Shkodër fillimisht si prefekt i Qarkut dhe më pas të kandidonte kundër askujt për Bashkinë.

Pjetri nuk është pa përvojë as nga fushatat zgjedhore, përveç angazhimeve në Shkodër, në fushatën e vitit 2013, socialisti ka mbështetur Lindita Nikollën në Bashkinë e Lezhës.

Me bindje të forta socialiste, në deklaratat e tij publike, Pjetri përmend shpesh herë shprehjen: Socialist lind, nuk bëhesh!

Por edhe me devotshmërinë dhe bindjet e tij të majta, duket se PS-ja ia ka mbyllur dyert deri në momentin që Pjetri të vërtetojë pastërtinë e tij.

Këtë të fundit, edhe pse Pjetri ka mbajtur poste të rëndësishme në të dyja qeveritë, si e PD-së edhe e PS-së, nuk e ka parë askush të asryeshme që ta bëjë./dosja

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Egnatia thyen Breidablik në ndeshjen e parë të Champions, Gruda nderon rrogozhinasit

Egnatia thyen Breidablik në ndeshjen e parë të Champions, Gruda nderon rrogozhinasit

09/07/2025
VIDEO/ Chelsea në finalen e Kupës së Botës për Klube, dy gola vendosin ndeshjen ndaj Fluminenses

VIDEO/ Chelsea në finalen e Kupës së Botës për Klube, dy gola vendosin ndeshjen ndaj Fluminenses

08/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al