• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Profil/ Kush është Flamur Golemi, kandidati i PS-së për Bashkinë Gjirokastër

11/05/2019
Aleanca PD-LSI në Gjirokastër, tallet Flamur Golemi: Paçi gjithnjë fitore të tilla!

Gjirokastra do të ketë një mjek më pak pas 30 qershorit dhe një tjetër kryetar bashkie me emrin Flamur. Gjithmonë nëse zgjedhësit do t’i besojnë votën Flamur Golemit, kandidatit të përzgjedhur nga Edi Rama për zgjedhjet lokale. Në Gjirokastër e thonë shpesh,  herë me zili e herë me cinizëm; Flamur Golemi ka lindur me këmishë. Askush tjetër si ai nuk ka patur një ngjitje kaq të shpejtë në angazhimin politik. I ka buzëqeshur fati brenda 6 viteve ndoshta si askujt tjetër. Nga një mjek i zakonshëm në spitalin ‘Omer Nishani’, në vitin 2013 u emërua gjithashtu Drejtor i Shëndetit Publik.

Pas tre vitesh, mes hezitimeve për shkak të kulisave dhe përplasjes me Koço Kokëdhimën, Flamur Golemi merr drejtimin e PS-së në Gjirokastër në vitin 2016. Një vit më vonë zyrtarizohet i treti në listën e kandidatëve të PS-së dhe ia doli të zgjidhej deputet atëhere kur pak kush e mendonte. Përqëndroi fushatën kundër Vangjel Tavos, të cilit i referohej si ‘deputeti me numër telefoni’ dhe tentoi të rrëzonte mitin e rremë që ai kishte krijuar për vite me radhë në Gjirokastër. Vetëm seanca e së enjtes dhe mbledhjet në komisionin parlamentar e sillnin në Tiranë. Vijonte të jetonte në Gjirokastër dhe të ushtronte gjithashtu profesionin si mjek okulist. 43-vjeç, i martuar dhe babai i dy djemve, Flamur Golemi ka përfunduar studimet për mjekësi në Universitetin e Tiranës në vitin 2002.

Prej shtatorit 2002 nisi punë si mjek i përgjithshëm pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik në Gjirokastër, ndërsa në maj 2008 filloi si mjek okulist në spitalin rajonal “Omer Nishani” dhe në klinikën “Athens Eye Hospital”. U regjistrua për studimet e ciklit të tretë në vitin 2012, por i ndërpreu më pas. Nëse do e kishte kryer edhe ai doktoraturën plagjaturë si Vangjel Tavo, Flamur Golemi do të ishte gjithashtu pjesë e ‘listës së zezë’ me politikanë e zyrtarë që kanë vjedhur punimet shkencore.

Zgjedhjet e 30 qershorit aq më tepër në kushtet kur opozita s’do të ketë kandidat, janë një sfidë e madhe për të. Historikisht Gjirokastra voton të majtas, kjo edhe për shkak të degradimit të PD-së, por edhe të një tradite të mbartur ndër vite. Gjasat janë që fitorja e Gjirokastrës të jetë çështje e mbyllur. Por nuk është kjo ajo që u intereson qytetarëve. Sfida e Flamur Golemit, nesë do të fitojë zgjedhjet, fillon pas 30 qershorit. Si do ta menaxhojë më mirë bashkinë; si do të shndërrojë Gjirokastrën në një destinacion fundjavash njësoj si Korça le të themi; çfarë perspektive tjetër do të krijohet në këtë qytet dhe çfarë vëmendje të shtuar do të kenë zonat rurale.

Kjo është ‘lufta’ e vërtetë që ka Flamur Golemi. Zgjedhjet janë vetëm një ‘betejë’. Nëse ai do të adresojë si duhet për zgjidhje problemet me të cilat përballet sot Gjirokastra, atëherë mund të themi se ia ka vlejtur një mjek më pak në sistemin tonë shëndetësor sepse i dhamë qytetit një menaxher të zotin. Gjirokastra nuk ka nevojë thjesht për një kryebashkiak tjetër, as për një Flamur tjetër. Gjirokastra duhet të ketë mbi kokë një menaxher të mirë sepse ky qytet nuk është vetëm i joni, është pasuri e të gjithë botës. Nëse zgjidhet kryebashkiak, Flamur Golemi duhet të çojë Gjirokastrën drejt një perspektive tjetër, jo thjesht të bëjë diferencën me dy kryebashkiakët e fundit; Flamur Bimen e Zamira Ramin. 

©argjiroja.net 

Related Posts

Aksident i rëndë në Tepelenë, 3 të plagosur
Kryesore

Aksident i rëndë në Tepelenë, 3 të plagosur

05/02/2026
tepelene thike plagosje
Kryesore

Zhduket 65-vjeçari nga Tepelena, vëllai denoncon në komisariat

05/02/2026
Pa patentë dhe me motor pa targa, arrestohet 18-vjeçari në Këlcyrë
Kryesore

Sherr në Këlcyrë, dëmtohet 13-vjeçarja

05/02/2026
Me doza kanabisi gati për shitje, 4 persona të ndaluar në Gjirokastër
Kryesore

Gjirokastër, paraqitet me dokument të falsifikuar, nën hetim 65-vjeçari

04/02/2026
Po raportonte protestën, dhunohet gazetari në Vlorë, protestuesi në gjendje të dehur e goditi me grusht
Lajme

Po raportonte protestën, dhunohet gazetari në Vlorë, protestuesi në gjendje të dehur e goditi me grusht

04/02/2026
75 milionë euro për trajtimin e ujërave të ndotura në Vjosë, ja bashkitë që përfitojnë nga projekti
Kryesore

Nis projekti “Vjosa e Gjelbër”, forcohen kapacitetet e bashkive përgjatë lumit

04/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Aksident i rëndë në Tepelenë, 3 të plagosur

Aksident i rëndë në Tepelenë, 3 të plagosur

05/02/2026
Emma Stone është gruaja më e bukur në botë sipas “Raportit të Artë”! Cilët personazhe të tjerë të famshëm janë në listë?

Pse Emma Stone nuk përdor rrjetet sociale? Arsyeja do t’ju befasojë

05/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al