Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 79 shtetas, konkretisht: 24 janë arrestuar në flagrancë, 2 janë ndalur dhe 53 po procedohen në gjendje të lirë.
Sipas njoftimit të Policisë, janë ndaluar 2 shtetas pasi ishin shpallur në kërkim: 1 në qarkun Gjirokastër, i dënuar për veprat penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”; 1 në qarkun Berat, i dënuar për veprën penale “Dhuna në familje”.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 2 raste, 1 rast në qarkun Durrës, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë, 1 rast në qarkun Fier, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 11 raste, konkretisht: 4 raste të “Kanosja”, 2 në qarkun Tiranë, 1 në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë dhe 1 në qarkun Lezhë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 2 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 në qarkun Durrës me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 1 rast në qarkun Shkodër me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë; 5 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 1 në qarkun Korçë, ku autori është arrestuar në flagrancë, 1 në Vlorë, 1 në Lezhë, 1 në Dibër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë dhe 1 rast në Durrës, ku po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 9 raste të veprës penale “Dhuna në familje”, 1 në qarkun Korçë, ku autori është arrestuar në flagrancë, 1 në Durrës, ku autori po procedohet në gjendje të lirë dhe janë plotësuar 7 kërkesë – padi për lëshim të menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 11 raste, konkretisht: 1 në qarkun Tiranë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë; 1 në Fier, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 12 autor të arrestuar në flagrancë, si edhe 9 raste të tjera, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 8 raste të veprës penale “Ndërtimi pa leje”, konkretisht: 2 në qarkun Tiranë, 4 në Durrës, 1 në Elbasan dhe 1 në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e shkatërrimit të pronës është evidentuar 2 raste, 1 në qarkun Tiranë dhe 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë. Është evidentuar 1 rast i “Organizimi i lotarive të palejuara”, në qarkun Tiranë, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.
Në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 11 raste aksidentesh, me 4 viktima dhe 13 të lënduar jashtë rrezikut për jetën. Janë evidentuar 10 shtetas që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, 4 në qarkun Tiranë, 2 në Durrës, 1 në Korçë, 1 në Fier, 1 në Lezhë dhe 1 në Shkodër, të cilët janë arrestuar në flagrancë. Janë evidentuar dhe proceduar 6 shtetas që drejtonin mjetin pa leje drejtimi, 2 në qarkun Tiranë, 1 në Durrës dhe 2 në Berat, të cilët janë arrestuar në flagrancë.