• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Problemi më i madh i opozitës janë…shqiptarët!

06/07/2019
Problemi më i madh i opozitës janë…shqiptarët!

Nga: Gurjan Doçi

2019 për Shqipërinë ka qenë i trazuar politikisht, e ndoshta do të zërë një vend të rëndësishëm në histori për ato që kanë ndodhur në skenën politike dhe jo vetëm. Opozita, me një vendim te pashembullt, pas protestës së 16 shkurtit vendosi që të digjte mandatet, në shenjë demonstrimi për të mos qenë më fasadë e një shtetit të kapur.

Nga protesta e 16 shkurtit e deri në djegien e mandateve, ndërkombëtarët tentuat të bindnin opozitën që të mos e merrte këtë vendim ekstrem, por të gjitha përpjekje dështuan. Pas këtij vendimi, opozita nis protesta të shumta, ku kulminantet i kishte në ata kombëtaret. Kreu i PD, Lulzim Basha, si dhe përfaqësues te opozitës kishin vënë bast të madh, së pari me ndërkombëtarët, e së dyti me shqiptarët. Basha u fut në një kurs përplasje me ndërkombëtarët, e sidomos pas disa protestave të dhunshme, ku si asnjëherë më parë, deklaratat e ambasadave ishin të adresuar me emër dhe me mbiemër.

Momenti ku u duk qartë se mes Bashës dhe ndërkombëtarëve thyerja ishte bërë e madhe, ishin zgjedhjet e 30 qershorit. Si kurrë më parë, ndërkombëtarët ishin të vendosur që më 30 qershor zgjedhjet të mbaheshin, madje edhe pse opozita nuk do merrte pjesë si dhe kishte një dekret që i shtynte ato. Bastin tjetër, e ndoshta më të madhin, Lulzim Basha e kishte me shqiptarët. Nuk duhet mohuar se protestat ishin masive, por jo aq sa për të thënë se Basha i kishte bindur shumicën e shqiptarëve, për t’i shkuar pas dhe për të rrëzuar Ramën.

Duhet thënë se problemi më i madh i shqiptarëve është mungesa e shpresës. Dhe Basha nuk mundi dot që të ngjallte shpresën se me largimin e Ramës dhe me ardhjen e tij, gjerat mund të ndryshonin. Shqiptarët janë të lodhur nga klasa politike. E teksa si shpresë ju shfaqen figura që i kanë kaluar ndër vite duke i treguar me gisht si më e keqja e shoqërisë, shqiptarët nuk e morën mundimin për të përkrahur opozitën.

Lulzim Basha i kishte te gjitha mundësitë që pas djegies së mandateve te ndryshonte tërësisht mënyrën e bërjes opozitë, duke hapur partinë e brenda saj të fuste njerëz që përcjellin energji pozitive. Shqiptarët janë të lodhur nga arroganca e pushtetit. E kur nga eksponentë të rëndësishëm të opozitës apo analistë pranë saj, shfaqen me gjuhë arroganti, shqiptarët bëjnë një tërheqje të madhe nga gatishmëria e tyre për tu angazhuar për të ndryshuar qeverinë.

Opozita nuk është të tregosh se ke muskuj, nuk është të kërcënosh dhe të bërtasësh sa herë ke mundësi të dalësh në mediat. Opozita është fjalë. Opozita është përulësi ndaj qytetarëve. Opozita duhet të nisë në mëngjes me fjalët të lutem dhe duhet të mbyllet në darkë me fjalët faleminderit.

Opozita nuk janë deklaratat nga selia, por janë takimet natë e ditë, në çdo lagje e me çdo banorë, për t’i mbushur mendjen secilit se ti e ke drejtë dhe kundërshtari jot është gabim. Opozitë do të thotë që t’i mbushësh mendjen njerëzve të mos e shesin votën, sepse e nesërmja që ti do te sjellës do te jetë e ardhmja e fëmijëve të tyre.

Nuk ka shqiptarët që e shet votën, nëse ka besim te politikanët. Nëse ka besim të një parti, askush nuk e shet votën. Shqiptari e shet votën, sepse mendon se çdo palë që fiton zgjedhjet nuk do të sjellë asgjë të re në të ardhmen. Shit-blerja e votave është treguesi më i qartë se njerëzit nuk kanë besim të politika. Dhe nuk ka fatkeqësi më të madhe sesa kur njerëzit nuk kanë shpresë as të opozita.

Aseti më i madh i një vendi është opozita. Sepse opozita është alternativa që do të zgjedhësh për të ardhmen. Deri tani, Basha nuk ka mundur dot të ngjallë shpresë tek njerëzit. Basha duhet të ridimensionojë partinë. Duhet që njerëzit e opozitës të ndryshojnë artikulimin e tyre në publik. Duhet që betejën më të madhe të mos konsiderojnë me Ramën, por më shqiptarët.

Opozita duhet të dalë nga seli dhe të zbres në terren. Jo për tu mbushur mendjen njerëzve që të dalin nëpër protesta me premtimin se do të rrëzojnë Ramën, por të bindin se ata janë njerëzit e duhur që kur të vijnë nesër në pushtet çdo gjë do të jetë ndryshe. E si fillim duhet të ndryshojë disa figura politike që i mban si të rëndësishme, por që tek njerëzit nuk përcjelljen asgjë tjetër përveç të shkuarën që do të vijë përsëri në pushtet.

Nuk është komode për një opozitë që të dalë të thotë të ikë kryeministri se dua të vijë unë në pushtet. Për një opozitë do ishte ideale kur populli, pa thirrje partiake, pa caktime date nga partitë për protesta, të dalë në sheshe me thirrjet të ikë Kryeministri sepse kemi besim te opozita dhe se kur të vijë në qeveri do të bëjë shumë më shumë për popullin seç po bën qeveria aktuale.

E nëse nuk ndodh kjo, mund të kemi rrotacione pushtetesh por në Shqipëri gjërat nuk kanë për të ndryshuar dhe shpresa do jetë e largët në sytë e shqiptarëve.

Related Posts

Turpi ynë shtetëror… Polakët përdhosën Skënderbeun, shqiptarët burgosin shqiptarët
Blog

Turpi ynë shtetëror… Polakët përdhosën Skënderbeun, shqiptarët burgosin shqiptarët

30/08/2025
Skandalet/ Qeveria ka gati shkrirjen e AKU-së
Blog

Qytetarët e duan AKU-në në terren, jo në banka provimi !

29/08/2025
E vërteta që rrëzon mitin, teksa propaganda britanike vijon kundër shqiptarëve
Blog

E vërteta që rrëzon mitin, teksa propaganda britanike vijon kundër shqiptarëve

29/08/2025
Edi Rama rrëfen ditën kur e goditën me levë
Blog

Qeveria “Rama 4”, do të bëhet me “ish-demokratë”?

27/08/2025
Gazetari italian: Shqipëria turistike, një mit që duhet rrëzuar!
Blog

Gazetari italian: Shqipëria turistike, një mit që duhet rrëzuar!

26/08/2025
Edi Rama rrëfen ditën kur e goditën me levë
Blog

Ministrat e rinj? Mandati i katërt i Ramës s’është për socialistët, është për Europën

25/08/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Rikthim në fron, Gjermania mposht Turqinë në finalen e Euro Basket, kampionë pas 32 vitesh

Rikthim në fron, Gjermania mposht Turqinë në finalen e Euro Basket, kampionë pas 32 vitesh

15/09/2025
Owen Cooper bën histori: Aktori kryesor i serialit “Adolescence” është fituesi më i ri i çmimit Emmy

Owen Cooper bën histori: Aktori kryesor i serialit “Adolescence” është fituesi më i ri i çmimit Emmy

15/09/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al