“Stop” ka udhëtuar drejt Sarandës në lagjen e Baba Rexhepit, pikërisht në vendin e njohur si “Gropa e Patates”, ku 3 vjet më parë ishte ndërtuar depoja e ujit. Banorët tregojnë se aso kohe u gëzuan, pasi shpresuan, që problemi i ujit u zgjidh njëherë e përgjithmonë.
Por sot kriza e ujit ka arritur kulmin. Administratori i ujësjellës-kanalizimeve Shemo Lulo, shprehet, se ky është një projekt i qeverisë, Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Bashkisë Sarandë. Sipas Lulos, këtë verë pritet që odiseja e ujit të marrë fund. Në bashkinë e Sarandës, shefi i kabinetit Thoma Nika, të drejton tek Fondi Shqiptar i Zhvillimit.