Një ditë pas protestës që banorët e Këlcyrës kanë zhvilluar në sheshin para Bashkisë së qytetit, kundër projektit që prek banesat e tyre, ditën e sotme banorët kanë shkuar në zyrën e kryetari të Bashkisë, Klement Ndoni. Pas e pritën për disa orë Ndonin jashtë, banorët të revoltuar kërkuan në takimin me të që të prezantohen me projektin.
Takimi me ta ishte i tensionuar ndërkohë që nuk munguan as replikat mes banorëve dhe kryebashkiakut Ndoni. Mbi 28 familje në Këlcyrë rrezikojnë që t’ju shemben banesat për shkak të projektit që përfshin rehabilimin e qendrës së Këlcyrës.
Bashkia Këlcyrë pretendon se i ka informuar banorët, por nga ana tjetër këta të fundit thonë se projekti duhet anuluar pasi edhe dëmshpërblimi është qesharak. Shihni pamjet që sjell Argjirolajm.net