Ka përfunduar ne Gjykatën e Korfuzit gjyqi për vrasjen me prerje koke të Bledar Terpollarit ne 9 maj 2016 ne Gliki të Igumenices.
Gjykata dënoi me burgim të përjetshëm (me të drejte lirie pas 20 vitesh) plus 5 vjet te tjera burg shqiptarët Emiljano Nana, 28 vjeç nga fshati Tosk Martalloz i Tepelenës dhe Vidjon Gogaj, 27-vjec nga Fieri.
Është shpallur i pafajshëm Pajtim Jaupi, 28-vjec nga Tepelena. Ky i fundit mbrohej nga avokati nga Janina, Dhimitri Mpouka. Në kërkim mësohet se është Krenar Terpollari, 27-vjec, i cili ndodhet i arrestuar ne Shqipëri dhe një shtetas tjetër shqiptar.
Në vendimin e Gjykatës thuhej qe vrasja ndodhi per shkak te prishjes se pazareve te trafikut te drogës. Viktima i kishte borxh vrasësve 20 mije euro te fituara nga shitja e drogës ne Greqi.
Bledar Terpollari nga Backa e Skraparit u vra në kufirin shqiptaro-grek ne Gliki, Igumenicë. Ai është varrosur pa kokë, pasi ajo nuk u gjet kurrë.