Rezulton se jo vetëm Greqia mund të jetë e bukur dhe tërheqëse. Shqipëria, fqinji i saj, ka gjithçka që duhet për të kaluar pushimet, duke filluar që nga vendet e trashëgimisë, plazhet, muzetë, arkitektura osmane si dhe natyra në fshatrat e izoluara që përshkohen nga lumenj të egër, e cila të lë pa frymë.
Kështu shkruan gazeta e përditshme prestigjioze izraelite “Ha’aretz”, në artikullin kushtuar Shqipërisë, duke përshkruar pikat turistike, shumëllojshmërinë e vendeve si dhe bukuritë që ofron vendi ynë.
Shqipëria është kthyer një nga destinacionet më të mira turistike të vitit edhe pse për tri dekada ajo ka qenë e izoluar nga pjesa tjetër e botës. Sot, ajo pranon turizmin e ardhshëm, duke mirëpritur turistët nga gjithë vendet, pasi është një nga vendet më të bukura në rajonin e Ballkanit. Me një kuzhinë të larmishme me ndikime nga kuzhina greke, turke dhe italiane, ky komb bujar ka peizazhe të egra dhe plazhet më të bukura në rajon.
Për shumë izraelitë, ky është një zbulim, falë faktit që për herë të parë këtë vit filluan fluturime të drejtpërdrejta me Shqipërinë, kështu që pak para se të vizitohet nga turistët dhe të bëhet Mikonosi tjetër, duhet të shkoni për të eksploruar këtë vend.
Në Shqipëri është shumë e vlefshme të marrësh me qira një makinë për të lëvizur në qytete të ndryshme dhe udhëtimi do të jetë i bukur, pasi udhëtarëve nuk do t’ju mungojnë peizazhet malore, fshatrat dhe bregdetet e bukura. Mes destinacioneve të tjera që ja vlejnë të vizitohen në vendin tonë, gazeta izraelite rendit edhe Gjirokastrën. Ja cfarë shkruan për qytetin e UNESCO-s.
Gjirokastra është një perlë shqiptare e fshehur mes maleve dhe ndoshta është arsyeja pse shumë turistë nuk e “takojnë” atë. Dhe një keqardhje! Në qytetin e vjetër ka rrugë të pjerrëta me kalldrëm dhe një mauzoleum antik otoman dhe përtej kësaj, kalaja e dytë më e madhe në Ballkan. Në kështjellë ju mund të admironi topat e rëndë dhe kullën e sahatit, por kryesisht aeroplanin amerikan që u rrëzua gjatë regjimit komunist.