Presidenti Ilir Meta i ka dhënë një “shuplakë” të fortë edhe opozitës, gjatë raportimit të tij para Komisionit Hetimor Parlamentar.
Meta e ka cilësuar si të papërgjgjshëm vendimin e opozitës për të djegur mandatete e deputetëve, por nuk ka kursyer as mazhorancën.
“Ju e dini që kam qënë kundër djegies së mandateve. Unë isha në Berlin. Sikurse e kam thënë edhe në intervistë për DW, opozita u tregua e papërgjegjshme, por edhe mazhoranca bëri veprimin e papranueshëm duke zëvëndësuar në bllok deputetët në parlament, pa bërë përpjekje për të normalizuar situatën”-tha Meta.