• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Presidenti francez i mbyll derën Shqipërisë: Me ju i bëmë gjërat mbrapsht. Hoqëm vizat, u bëtë shteti i dytë për numrin e azilantëve

16/10/2019
Presidenti francez i mbyll derën Shqipërisë: Me ju i bëmë gjërat mbrapsht. Hoqëm vizat, u bëtë shteti i dytë për numrin e azilantëve

Franca shprehet hapur kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë. Një ditë para takimit të liderëve të BE-së në Bruksel, presidenti francez Emanuel Macron priti në Tuluzë kancelarin gjermane Angela Merkel. Në një konferencë për shtyp krerët e dy vendeve lidere të BE-së shprehën edhe publikisht mospajtimin që kanë sa i takon zgjerimit.

Franca është kategorikisht kundër zgjerimit në këtë moment, por e ka një arsye. Qeveria e Parisit është e mërzitur me fluksin e emigrantëve të paligjshëm, mijëra kërkesa për azil, kriminaliteti në rritje që vjen nga vendet e lindjes. Dukshëm i pakënaqur, presidenti Macron tha se heqja e vizave me Shqipërinë ishte e gabuar.

“Me Shqipërinë i bëmë gjërat mbrapsht, hoqëm vizat dhe u shndërruan në shtetin e dyte për numrin e azilantëve”, – tha prerazi Macron duke shtuar: “Shqipëria përfitoi liberalizimin e vizave dhe çfarë bënë shqiptarët? Na dyndën me azilkërkues”.

Macron tha se rajoni i Ballkanit Perëndimor është i rëndësishëm për Europën, por duhet gjetur një tjetër mënyrë e zgjerimit sepse heqja e vizave para nisjes së negociatave nuk ka kuptim.

“Dua të them, se ashtu si kancelarja, mendoj se ky rajon është me një rëndësi strategjike për Europën. Mendoj se kemi ende gjëra të tjera për të finalizuar, më pas të hapim negociatat.

Mendoj që duhet ta reformojmë këtë procedurë që është aktualisht e pakthyeshme kemi dhe gjëra të çuditshme në këtë proces. Për shembull kemi lëvizjen e lirë përpara se të hapen negociatat.

Kemi lëvizjen e lirë me Shqipërinë pa hapur negociatat dhe kjo është një lloj marrëdhënie e çuditshme. Në mirëbesim kemi dhënë lëvizjen e lirë dhe kemi mijëra e mijëra persona që kërkojnë azil nga ky vend”, – tha ndër të tjera Macron.

Nga ana tjetër Merkel pranoi divergjencat: “Kemi disa diferenca sa i përket problematikave që janë shfaqur. Ashtu siç e dini, duhet një vendim unanim për çeljen e negociatave”.

Të enjten nis në Bruksel takimi i liderve të BE-së ku hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është njëra nga pikat e diskutimeve. Deri tani Franca është kundër ndërsa Holanda dhe Danimarka janë në dilemë. Për hapjen e negociatave me kushte është Gjermania dhe Greqia. Por duke parë refuzimin e fortë të Francës gjasat për të marrë një datë për çeljen e negociatave të anëtarësimit janë thuajse minimale. 

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Egnatia thyen Breidablik në ndeshjen e parë të Champions, Gruda nderon rrogozhinasit

Egnatia thyen Breidablik në ndeshjen e parë të Champions, Gruda nderon rrogozhinasit

09/07/2025
VIDEO/ Chelsea në finalen e Kupës së Botës për Klube, dy gola vendosin ndeshjen ndaj Fluminenses

VIDEO/ Chelsea në finalen e Kupës së Botës për Klube, dy gola vendosin ndeshjen ndaj Fluminenses

08/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al