Zëdhënsi i Metës, Tedi Blushi, ka folur sërish me kode, për një Ambasadaor në ikje, të cilin e ka quajtur “ambasadori i Agaçit”. Blushi thekson se mjaft më me “Rule of Embassy” dhe është është koha e “Rule of Law”.
Reagimi i tij vjen pasi ambasada amerikane sugjeroi që ngërçi i Kushtetueses të zgjidhet duke kërkuar opinion nga Komisionin e Venecias.
Mesazhi i Tedi Blushit në facebook:
Garantët e veprimeve të paligjshme dhe mafioze të Dvoranit e kanë marrë mbrëmë përgjigjen zyrtare në një bisedë zyrtare tepër të përgjegjshme të Kryetarit të Shtetit.
Tymi i Venecias që hodhi me porosi të Ramës, Ambasadori në ikje i Agaçit pak ditë më parë, është turpi më i fundit i grupit të strukturuar diplomatik në Tiranë, bashkëfajtor për dhunimin sistematik të Reformës në Drejtesi dhe me qëllim kapjen e saj të plotë nga Regjimi monist i Edi Ramës.
Mjaft më “Rule of Embassy”. Është koha për “Rule of Law” si çdo vend demokratik.
Rruga e Elbasanit të çon në Elbasan dhe Rama e përdor dhe për në Xibrakë!
Rruga e Kavajës të çon në Kavajë!
Vetëm rruga e Kushtetutës na çon në Europën e Bashkuar!
Duket se këto mesazhe shkojnë për ambasadorin italian, Cutillo dhe për të Ngarkuarën me Punë të SHBA-ve në Tiranë, Leyla Moses Ones.
Më datë 15 Nëntor, ambasadori i Italisë në Tiranë, Aberto Cutillo është shpehur se “Gjykata Kushtetuese është një nga institucionet më të larta në vend dhe duhet të ngrihet sa më parë”. Ai ka shtuar se “për çdo dyshim duhet të bëhet një ‘rrugëtim’ për të pyetur Komisionin e Venecias, në mënyrë që këto dyshime të shuhen”.
Sot, më 21 Nëntor, Ambasada Amerikane deklaroi: “Në mungesë të një institucioni të përshtatshëm ligjor, i cili mund të vendoste mbi intepretimet e kundërta, Shtetet e Bashkuara mbështesin çuarjen e çështjes në Komisionin e Venecias, si një palë e tretë kompetente dhe e paanshme, për opinionin e tij ligjor”.