Prej javësh qarkullojnë thashethemet se aktorja turke, Beren Saat, është në pritje të fëmijës së saj të parë me këngëtarin e njohur Kenan Dogulu.
Por vete çifti pavarësisht insistimit të gazetarëve në çdo dalje të tyre , ata kanë preferuar të mos flasin lidhje me këto thashetheme.
Pro duket se surprizën e vërtetë dhe të papritur për fansat e tij e ka dhënë vetë këngëtari 36 vjeçar mbrëmjen e djeshme nga skena e koncertit të tij në një një klub natë në Stamboll, shkruan Syri.net
Nga skena e koncertit të tij, këngëtari ndaloi përformancën për të uruar të gjithë të dashuruarit me rastin e festës së Shën Valentinit, ndërsa shtoi se ai nuk ka përgatitur ndonjë surprizë për bashkëshorten e tij, por premtimi që i bëri para shumë fansave duket se do të jetë edhe premtimi më e bukur për bukuroshen e kinematografisë turke.
‘Uroj të gjithëve të festoni këtë mbrëmje ashtu siç ju dëshironi’
‘Nëse do ë pyesni mua si çfarë dhurate i kam bërë bashkëshortes time. Nuk do merrni përgjigje, pasi unë vërtetë nuk e kam menduar këtë, por ajo që do ti premtoja është se unë do të jem një baba shumë i mirë” ndërsa tregoi edhe shembullin që do të ndjek për të qenë i tillë.
‘Babai im ishte një baba shumë i mirë. Dhe unë do të zgjedh një model të ngjashëm me rolin e tim ati” ka thënë këngëtari i shumë hitive në Turqi, ndërsa ia ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, e cila e ndiqte performancën mes publikut së bashku me miqtë e tyre.