Prefekti i Gjirokastrës me makinë të re, fuoristradë ‘Hyndai’ 26 milionë lekë (FOTO)

Ndonëse për paga apo dëmshpërblime kundrejt qytetarëve qeveria në shumë raste lë për të dëshiruar, kur vjen puna për shpenzime luksi është tepër dorëlëshuar. Në fillim të këtij viti përmes një VKM-je, Këshilli i Ministrave ka vendosur që t’u bëjë dhuratë 12 prefektëve nga një makinë. Paratë për këtë ‘dhuratë’ do të përdoren nga fondet rezervë për t’i çuar tek Ministria e Brendshme, që kjo e fundit t’i përdorë për të blerë makina për 12 prefektët e qarqeve. Automjeti i ri tip ‘Hyndai’ i prefektit  të Gjirokastrës, Astrit Aliaj, ka kushtuar rreth 26 milionë lekë të vjetra me Tvsh. Kjo bëhet e ditur nga tenderi i shpallur në buletinin e prokurimeve publike. Kontrata është lidhur në muajin korrik të këtij viti, ndërsa kompania ku është blerë automjeti është  ‘Hyndai Auto Albania Sh.p.k’.  Në total fondi i qeverisë për blerjen e makinave të 12 prefektëve ka qenë rreth 390 milionë lekë.

©ArgjiroLajm.net