Prefekti i Gjirokastrës ‘kopjon’ Ramën, mbledhjet me Organin Këshillues i zhvillon jashtë institucionit (FOTO)


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Prefekti i Gjirokastrës, Astrit Aliaj, ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës me Organin Këshillues pranë Institucionit të Prefektit të qarkut për të analizuar masat e marra nga Drejtoria Arsimore Rajonale Gjirokastër dhe Zyrat Arsimore Tepelenë e Përmet, mbi fillimin e proçesit mësimor në arsimin bazë të mesëm dhe të lartë.  Por në fakt lajmi këtu nuk është vetë mbledhja më shumë sesa vendi ku u zhvillua. Në dallim nga herët e tjera që mbledhja të tilla organizoheshin në Prefekturë, sot ishte zhvendosur në Libohovë. Mbledhjet e tjera do të zhvillohen në Dropull, Tepelenë, Përmet, Këlcyrë e Memaliaj. Kjo është një praktikë e re, që me sa duket prefekti Aliaj e ka ‘kopjuar’ nga kryeministri Edi Rama. Ky i fundit zhvillon mbledhje qeverie në qytete të ndryshme të vendit. Në takim ra në sy mungesa e kryebashkiakëve të tjerë.

© ArgjiroLajm.net