Prefekti i Gjirokastrës, Astrit Aliaj ka intensifikuar përpjekjet e tij në luftën kundër kanabisit. Nga takimet me ‘Task Forcën’ në Prefekturë tashmë ka kaluar me takime të tjera në terren, ku lë rekomandimet përkatëse se si të mbrohemi nga ky fenomen kriminal. Sipas njoftimit të Prefekturës, sot ai ka qenë në Bashkinë Tepelenë, ku është takuar me kryebashkiakun Tërmet Peçi dhe funksionarë të tjerë të qeverisjes vendore. I pranishëm ishte edhe drejtori i policisë së qarkut Gjirokastër, Perlat Vatoci. Më poshtë njoftimi zyrtar i Prefekturës për takimin, si dhe disa foto, ku më shumë se çdo gjë tjetër flet portreti i drejtorit të policisë së qarkut teksa prefekti është duke dhënë udhëzimet se si luftohet kanabisi… Në mos krejt indiferent ndaj prefektit, drejtori Perlat Vatoci duket sikur është në siklet dhe mezi pret të mbarojë takimi. Të paktën ky është leximi që i bëhet fotove të publikuara nga Prefektura Gjirokastër.
© ArgjiroLajm.net