Pranvera s’ka ardhur ende, bëhuni gati për dimër. Ja si do të jetë moti javën e ardhshme


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Pranvera duket se është ende larg, pavarësisht se muaji mars lajmëron ardhjen e stinës. Meteoalb në parashikimin e tij për motin në Shqipëri në javën e ardhshme, shprehet se do të kemi sërish rënie të temperaturave, e madje dhe dëborë në zonat malore të vendit.

Parashikimi:

Pas fundjavës pritet ndryshim i situatës sinoptike në vend, më i dukshëm ky ndryshim në prezencën e vranësirave dhe reshjeve ku nuk do të mungojë edhe dëbora në zonat malore. Vlen të theksohet se pikërisht DITA E VERES pritet të mos sjellë kushte të favorshme të motit; mot më i ftohtë se fundjava që na pret si edhe prezencë e reshjeve. Parashikohet që muaji MARS të surprizojë me motin edhe përtej Ditës së Verës.