Portali amerikan i udhëtimeve “The Points Guy” ka caktuar destinacionet verore që nuk duhen lënë pa u vizituar në këtë sezon të vitit 2018. “The Points Guy” rendit 15 plazhet më të bukura në Europë ku mes tyre është edhe plazhi i Ksamilit. Për ishujt e Ksamilit, ky portal krahason rivierën shqiptare me atë italiane dhe atë franceze.
“Riviera shqiptare është po aq e mrekullueshme sa riviera italiane e franceze. Ishujt e Ksamilit janë një koleksion simpatik ishujsh të pabanuar, në të cilat shkohet me varkë,” shkruan “The Points Guy”.