Policia e Gjirokastrës konfirmon ngjarjen e rëndë sot pasdite në fushën e Drinos, ku një i ri nga Lazarati humbi jetën pasi u godit nga rrufeja. “Më datë 23.07.2018, rreth orës 17:15, ka ndëruar jetë shtetasi Xhuljano Koçiu, 22 vjeç, banues në Lazarat, Gjirokastër, pasi dyshohet se e ka goditur rrufeja. Ngjarja ka ndodhur gjatë kohës që ky shtetas po kulloste bagëtitë në fushë”, thotë policia përmes një njoftimi paraprak.
22-vjecari mbërriti i pajetë në spitalin e Gjirokastrës dhe ndërhyrja e mjekëve ishte e panevojshme për ta ndihmuar. ArgjiroLajm.net i shpreh ngushëllimet familjes Kociu për humbjen e djalit të tyre.
© ArgjiroLajm.net