Policia e Gjirokastrës ka konfirmuar ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në mesditë, ku humbi jetën shoferi i autoambulancës së spitalit ‘Omer Nishani’., shtetasi Kushtrim Çela, 60 vjeç.
Ja njoftimi i plotë:
Sot më datë 22.09.2018 rreth orës 14:00, në spitalin rajonal “Omer Nishani” Gjirokastër, është shoqëruar nga ambulanca dhe ka mbëritur i pajetë shtetasi K.Ç, 60 vjeç banues në Gjirokastër. Ky shtetas në mënyrë aksidentale, duke punuar ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në ambientet e banesës së tij. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për ngjarje aksidentale.