Policia e Shtetit në kuadër të luftës ndaj paligjshmërisë, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 92 shtetas, konkretisht, 24 janë arrestuar, 4 janë ndalur dhe 64 po procedohen në gjendje të lirë.
Sipas njoftimit të policisë, janë ndalur 2 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale. Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 2 raste, në të gjithë territorin, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 10 raste, konkretisht: 4 raste të “Kanosja”, 1 në Tiranë, 1 në Durrës, 1 në Korçë dhe 1 në Vlorë; 3 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 2 në Tiranë, dhe 1 në Korçë; 3 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 1 në Tiranë, 1 në Vlorë dhe 1 në Fier, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Policia njofton se janë evidentuar 4 raste të dhunës në familje, 2 në Tiranë, 1 në Vlorë dhe 1 në Lezhë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë dhe janë plotësuar 12 kërkesë – padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 14 raste, konkretisht: 2 në Durrës dhe 1 në Gjirokastër, me 5 autorë të arrestuar në flagrancë; 1 në Berat, 1 në Lezhë dhe 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lire dhe 8 raste të tjera, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Janë evidentuar 2 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, në Tiranë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë. Janë evidentuar 6 raste të veprës penale “Ndërtimi pa leje”, 2 në Tiranë, 2 në Durrës, 1 në Elbasan dhe 1 në Korçë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë. Është evidentuar 1 rast i “Organizimi i lotarive të palejuara”, në qarkun Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë. Janë evidentuar 2 raste të armëmbajtjes pa leje, në qarkun Durrës, ku 1 autor është arrestuar në flagrancë dhe 1 autor po procedohet në gjendej të lirë.
Në të gjithë territorin janë evidentuar 6 raste aksidentesh, me 1 viktimë dhe 7 të lënduar jashtë rrezikut për jetën. Janë evidentuar dhe proceduar 3 shtetas që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, 1 në Tirana, 1 në Durrës dhe 1 në Korçë. Janë evidentuar dhe proceduar 6 shtetas që drejtonin mjetin pa leje drejtimi, 1 në Tiranë, 1 në Korçë, 2 në Shkodër, 1 në Dibër dhe 1 në Tiranë. Janë evidentuar dhe proceduar 7 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.