Po transportonin 188 kg marijuanë, policia greke prangos dy shqiptarët


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Dy të rinj shqiptarë janë vënë në pranga nga policia greke, pasi po transportonin 188 kg marijuanë dhe 1 kg hashash cokollatë. Ndalimi i tyre është bërë i mundur në kufirin greko-shqiptar, gjatë operacionit të policisë në Sulopuli, Igumenicë.

Dy shqiptarë, 22 dhe 32 vjeç, u kapë nga policia greke në një zonë pyjore policia, teksa po transportonin drogën me disa çanta.

Policia sekuestroi 188 kg e 256 gramë marijuanë dhe 1 kg e 52 gramë hashash i llojit cokollatë. Atyre iu gjetën dhe 520 euro dhe 2 celularë.