Kryeminsitri Edi Rama është sot i pranishëm në Universitetin Politeknik në një takim me studentë të Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës.
Teksa fliste përpara tyre, një prej studentëve u përpoq të merrte fjalën, por ra në kundërshtinë e kreut të qeverisë që i thoshte: Mos më ndërprisni.
Kaq duhej, që studentët të reagonin menjëherë duke thënë: “Po flet shumë, të kemi dëgjuar”.
Rama: “Në këtë sistem që jemi zgjedhur nuk ka më qofte te daja, ka ikur ajo kohë. Secili ka luftën e vet për të bërë, nuk çohen kërkesa si në Amazon.com.
Mos më ndërprisni vetë e kemi lënë një herë ju, një herë unë. Ju keni të drejtë të thoni ç’të doni, por edukatën s’e përmbysni dot ju, as me protesta”
Studentët: Ne e kemi treguar eduaktën me protestat.
Rama: Aq ju them unë, këto koret e të bërtiturat janë humbje kohe. Mos bëni atë që bënë kolegë tuajët në universitete të tjera që lanë kokrrën e namit. Respektoni prindërit tuaj. Dialogu është fol e dëgjo. Aty ku jeni ju kam qenë dhe unë. E kam bërë me të tjerë kundër një regjimi, jo kundër një qeverie që u thotë hajde ulemi.