Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka përjashtuar deputetin e PD, Endri Hasa, pasi ky i fundit ka tentuat që të godasë kryeministrin Edi Rama me vezë. Tensioni nisi në momentin kur Rama sapo mori fjalën dhe tha se kohën e tij prej 40 minutash do ia falte opozitës, e cila ishte rikthyer në Kuvend me mandate te pjekura dhe jo të djegura.