Plas grushti në Top Channel, Salianji rrihet me deputetin e LSI-së


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Dalin detaje të reja për sherrin që pati ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji dhe deputeti i “Opozotës se re”, Ralf Gjoni.

Mësohet se ka qenë Gjoni ai që ka zbritur pas Salianjit, i cili po futej në një kafene në holl dhe i ka kërkuar llogari Salianjit për faktin që i përmendi familjen gjatë debatit që patën në studio.

“Ore kujt i përmend familjen ti,”- mësohet të ketë bërtitur Gjoni dhe më pas Salianji e ka goditur me shuplakë. Më pas ka ndërhyrë stafi i televizionit “Top Channel” dhe kanë mundësuar që ata të ndahen.

Gjithçka nisi nga debati që Salianji dhe Gjoni patën teksa ishin të ftuar në emisionin “Open”. Ish-deputeti është shprehur se deputetët e “Opozitës së re”, nuk i hyjnë në punë as dreqit por janë futur në parlament për të marrë një rrogë.

Kurse Gjoni është përgjigjur duke theksuar se mënyra se si ish-deputetët duan t’i zgjidhin gjërat është me dhunë, duke kujtuar këtu edhe rastin që vetë atij i hodhën bojë, shumë pranë banesës së tij.