Peshngritesi Briken Calja ka marre nje rezultat spektakolar ne kampionatin europian te peshngritjes. Peshngritesi shqiptar ka fituar medaljen e arit ne stilin e shkeputjes. Calja realizoi te tre provat e tij duke ngritur pa problem peshen 141 kilogram. Ndersa me pas ne proven e dyte ai ngriti me sukses dhe peshen e 143 kilogram, duke vijuar duelin e tij me peshngritesin italian Zani. Por ishte prova e trete ajo qe i dhuroi medaljen e artë, peshngritesit shqiptar duke ngritur me sukses 146 kilograme. Nje lajm pozitiv per peshngritjen shqipare pas lajmeve te keqija qe vinin nga dopingu.