Pesha nga dëbora, rrëzohet një shtëpi në Gjirokastër (FOTO)


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Një banesë tradicionale në Gjirokastër është rrëzuar prej peshës së dëborës. Shtëpia Sako, pranë kompleksit historik të “7 Krojeve”, ishte e pabanuar prej vitesh sepse pronarët ndodhen në emigracion. Edhe shtëpia Mezini krah saj, monument me një pikturë murale të rrallë, është me rrezik të lartë shembjeje. Fatmirësisht nuk raportohet për njerëz të lënduar pasi është është e pabanuar, por edhe në momentin e rrëzimit të saj aty pranë s’kishte kalimtarë.