Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka ironizuar takimin e sotem te perfaqesuesve te mazhorënces dhe opozites për Reformen Zgjedhore.
Patozi shkruan se dorëheqja e parevokueshme të Edi Ramës, kryeministrit të qeverisë së krimit dhe të drogës, që i hapi rrugë dialogut kontruktiv mes maxhorancës me opozitën parlamentare dhe atë jashtëparlamentare për të mirën e Shqipërisë.
“Përshëndes dorëheqjen e Edi Ramës. Më në fund një lajm i shumëpritur për qytetarët shqiptarë. Përshëndes dorëheqjen e parevokueshme të Edi Ramës, kryeministrit të qeverisë së krimit dhe të drogës, që i hapi rrugë dialogut kontruktiv mes maxhorancës me opozitën parlamentare dhe atë jashtëparlamentare për të mirën e Shqipërisë. Që prej sot gjithçka është e mundur…”, shkruan Patozi.