Gjatë protestës së sotme të opozitës ranë në sy ndër të tjera edhe një grup të rinjsh të maskuar. Ata mbanin në kokë kapuc të zinj për t’i shpëtuar identifikimit nga policia. Ky grup të rinjsh sulmoi kordonin policor përballë Kryeministrisë dhe hodhi shashka e kapsolla. Më tej i vazhdoi aktet e dhunës përpara godinës së Parlamentit. PS tha se këta persona janë instruktuar brenda zyrave të PD-së për të kryer akte dhune, ndërsa në cantat e tyre janë gjetur mjete shpërthyese.
©argjiroja.net