• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Përplasja Tavo-Golemi fsheh diçka tjetër, s’ka lidhje me Armand Mamanin

03/09/2019
Përplasja Tavo-Golemi fsheh diçka tjetër, s’ka lidhje me Armand Mamanin

Përplasja e fundit në distancë mes Vangjel Tavos dhe Flamur Golemit në Gjirokastër nuk është e rastësishme dhe s’ka lidhje aq sa duket me ish-drejtorin Armand Mamani. Ndalimi nga policia i Mamanit ishte thjesht preteksti i madh që i duhej Vangjel Tavos për të ‘shpërthyer’ kundër kryebashkiakut të ri të Gjirokastrës.

Tavo më shumë sesa hallin e Armand Mamanit me dosjen që tashmë është në Prokurori, ka shqetësim më të madh defaktorizimin e tij në Gjirokastër. Fillimi i ‘rënies’ së Tavos nisi në vitin 2017. Në zgjedhjet parlamentare kur ai priste mandatin e dytë të LSI-së në qark, Tavo dështoi me sukses edhe pse kishte pas vetes një infrastrukturë të tërë që presupozohej t’i sillte vota partisë së tij.

Kishte drejtimin e bashkive Gjirokastër e Dropull, klubin e futbollit Luftëtari, televizionin Alpo etj. Pra, një infrastrukturë e gjitha që i shërbente LSI-së. Njeriu që i prishi punë në planet e tij për të marrë dy mandate në Gjirokastër ishte Flamur Golemi. Ky i fundit jo vetëm që e sulmoi direkt gjatë fushatës dhe goditi modelin e tij, por për shkak edhe të profesionit të tij si mjek dhe lidhjeve të forta lokale, depërtoi shumë në elektorat, sidomos në zonat rurale të Gjirokastrës.

Pra, çoi në thesin e PS-së shumë prej votave që Vangjel Tavo pretendonte t’i kishte të vetat. ‘Armiqësia’ vijoi edhe pas zgjedhjeve. Disa herë në Kuvend, Flamur Golemi ka folur për çështje që preknin direkt interesat e familjes Tavo në Gjirokastër. Përmendim këtu tokat e marra me qira në mënyrë të dyshimtë në zonën e Lunxhërisë, keqmenaxhimin e klubit Luftëtari etj.

Shqetësimi i Tavos vinte duke u rritur ndërkohë që Flamur Golemi nisi të përflitej si kandidat i mundshëm për kryetar bashkie në Gjirokastër. Madje ka patur zëra që thonin se Tavo po lobonte fort tek Rama dhe njerëz të tjerë të PS-së, për të eleminuar Golemin nga rruga drejt Bashkisë Gjirokastër.

Ai do të preferonte këdo tjetër nga radhët e PS-së, por asnjëherë Golemin. Kjo lidhet natyrisht edhe me valencën e tij të lartë politike sidomos në zonat rurale të Gjirokastrës, aty ku Tavo nuk ka depërtuar aq sa do të donte. Me marrjen e drejtimit të Bashkisë Gjirokastër nga Flamur Golemi, Tavo është dëshmitar se si po shkërmoqen interesat dhe lidhjet e tij, jo thjesht politike, por edhe të biznesit.

Gole Tavo nuk iku nga Luftëtari sepse kishte sedër të madhe për situatën se ku e katandisi klubin. Thjesht e ka ditur bashkë me vëllain e tij që s’do t’i fuste më duart në arkën e Bashkisë Gjirokastër siç bënte me Zamira Ramin. Prishja e këtyre lidhjeve dhe lënia jashtë çdo lloj pushteti e anashkalon më shumë Vangjel Tavon dhe e defaktorizon. Ai e ka përvojën e gjatë politike dhe  e di shumë mirë, se njerëzit i qëndrojnë nga pas, më shumë kur ke pushtetin, kur ndan tendera, vende pune dhe bën trafik influence.

Tavo ka humbur pushtet që prej shkurtit kur me naivietin e Lulit e Monikës dogji mandatin, edhe pse Rama i kishte bërë ofertën për të qëndruar në Kuvend dhe për të marrë çfarë dëshironte në Gjirokastër e kudo tjetër. “Goditja” e dytë për të ishte humbja e Gjirokastrës dhe Dropullit, dy bashki ku Vangjel Tavo ishte kryetar de facto. Në këtë kuptim sulmi i tij ndaj Flamur Golemit nuk duhet parë thjesht sepse Tavos iu ‘dogj barku’ për Armand Mamanin.

Ai është i shqetësuar sepse po defaktorizohet në Gjirokastër, po humbet peshën politike dhe askush nuk po i bie më telefonit të tij. Por pavarësisht këtyre akuzave të rënda që kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin gjatë rastit ‘Mamani’, nuk është çudi që Vangjel Tavo e Flamur Golemi një ditë të bëhen miq. Vangjel Tavo i ka dhënë provat që me Flamurët rregullohet sërish. Kujtoni pak në fushatën e vitit 2011 kur Tavo akuzonte nëpër takime publike kryebashkiakun e atëhershëm Flamur Bime.

I kujtonte atij betonizimin e qytetit, korrupsionin me lejet e ndërtimit, rrëzimin e pallatit e plot akuza të tjera. “Flamur Bime i ka duart me gjak” bërtiste Vangjel Tavo teksa kërkonte mbështetje për kandidatin e tij Genci Sinojmeri. Por më pas gjërat ndryshuan. Të dy u bënë miq të mirë. Punuan për t’i dhënë fitoren Zamira Ramit në 2015 dhe bashkëpunuan dy vjet më vonë që LSI-ja të merrte mandatin e dytë në qarkun Gjirokastër.

Thënë këto, mos u çudisni fare nëse vjen një ditë kur Vangjel Tavo e Flamur Golemi t’i kenë lënë pas akuzat e ashpra për njëri-tjetrin dhe të dalin së bashku nëpër fushata elektorale. Kjo moçalishte politike në Shqipëri është e mbushur me pazare e pazarxhinj. Koha do tregojë se si do të rrjedhin ngjarjet.

©argjiroja.net 

Related Posts

Delvina mes përmbytjeve, shkarkohet kryetari i PS
Lajme

Delvina mes përmbytjeve, shkarkohet kryetari i PS

26/11/2025
3 fshatra të izoluar në Delvinë, shkatërrohet ura e e fshatit Leftrehor
Kryesore

3 fshatra të izoluar në Delvinë, shkatërrohet ura e e fshatit Leftrehor

26/11/2025
Ish-partnerja Afërdita Dreshaj shpreh ngushëllimet për këngëtarin: Pusho në paqe Shpati!
Lajme

Ish-partnerja Afërdita Dreshaj shpreh ngushëllimet për këngëtarin: Pusho në paqe Shpati!

26/11/2025
Deputeti i Sarandës kërkesë Athinës: Na jepni listën e shqiptarëve që janë të ndaluar të hyjnë në territorin grek dhe arsyet ligjore
Kryesore

Deputeti i Sarandës kërkesë Athinës: Na jepni listën e shqiptarëve që janë të ndaluar të hyjnë në territorin grek dhe arsyet ligjore

26/11/2025
Kush është Joni Keta, hetuesi që u propozua për kreun e BKH-së
Lajme

Kush është Joni Keta, hetuesi që u propozua për kreun e BKH-së

26/11/2025
Eurostat: Shqipëria po plaket shumë më shpejt se Europa
Lajme

Qveria “zgjidh qesen”, miraton bonusin për pensionistët, kategoritë që përfitojnë dhe si do të ndahen paratë

26/11/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

20-vjeçarja kurorëzohet “Miss Anglia”, deklaron hapur: Krenare që jam lezbike

20-vjeçarja kurorëzohet “Miss Anglia”, deklaron hapur: Krenare që jam lezbike

27/11/2025
Suksesi në derbi vjen me kosto, dy titullarë shqetësojnë Allegri-n

Suksesi në derbi vjen me kosto, dy titullarë shqetësojnë Allegri-n

27/11/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al