• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Përplasja për Armand Mamanin, Flamur Golemi ia numëron gjithë ‘të zezat’ Vangjel Tavos (Deklarata)

01/09/2019

Kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi, i është përgjigjur ish-deputetit Vangjel Tavo për cështjen e ndalimit nga policia të Armand Mamanit. Në një deklaratë të gjatë Golemi nuk le gjë pa i thënë Tavos, pasi ky i fundit e akuzoi se kishte sajuar cështjen e vjedhjes së energjisë tek obelisku. Më poshtë reagimi i plotë i Golemit. 

Nuk më habit fare fakti që ish-deputeti humbi qetësinë dhe zgjidhi gjuhën në Facebook. As nuk surprizohem nga broçkullat që shkruan. Në kushtet ku është kjo pritej. Por të paktën nuk duhet t’i jepte vetes atributet e prokurorit apo gjykatësit për një çështje që nuk i përket dhe s’e di si është e vërteta.

Deklarata e tij haluçinante s’është asgjë më shumë e asgjë më pak sesa thjesht presion mbi organet e drejtësisë. Tjetër kënd nuk impresionon dot me ato që thotë. Unë si kryebashkiak as nuk arrestoj njeri e as nuk vendos kush është i fajshëm e kush duhet të amnistohet.

Unë kam për detyrë të përmbush detyrat e mia funksionale dhe të mos toleroj shpërdorimin e çdo qindarke të taksapaguesve gjirokastritë, të mos toleroj abuzimin me fondet dhe asetet publike. Për rastin konkret, drejtoresha e re e asaj agjencie s’ka bërë as ndonjë heroizëm dhe as ka sajuar ndonjë komplot sikundër pretendon ish deputeti.

Irena Karagjozi ka bërë thjesht detyrën. Ka konstatuar një kabëll të dyshimtë që dilte nga institucioni i saj dhe më pas ka njoftuar Policinë e Shtetit për të dokumentuar bashkë me specialistët përkatës nëse kishte vjedhje të energjisë elektrike apo jo. Se deri ku shkojnë përgjegjësitë e ish-drejtorit për të cilin ish-deputeti kërcen si gjeli majë plehut, unë këtë nuk di ta them. Ka ai faj apo jo, as këtë s’më takon mua ta them. Kjo është punë e drejtësisë.

Zoti ish-deputet, të jesh i sigurt se nuk të merr njeri seriozisht kur më quan mua të kompleksuar. Madje as vetë ti nuk e beson këtë gjë.

S’ka se si unë të jem i kompleksuar kur të munda në zgjedhjet e vitit 2017 dhe do të të mund sërish sa herë të të kem përballë.

Edhe sikur të kishe hyrë në zgjedhjet e 30 qershorit me gjysmë partinë tënde, do të të kisha mundur patjetër.

Ti dhe soji yt nuk mund t’i gënjeni më gjirokastritet e as t’i përdorni si mish për top.

Unë s’kam shtuar votat për PS-në e as radhët e mbështetësve të saj duke shkallmuar institucionet, as duke ndarë një vend pune për disa persona. Njerëz nga puna përmes letrave me vrimë nuk kam hequr kurrë e as do ta bëj.

Nuk kam zaptuar as toka bujqësore në Lunxhëri. S’kam marr as klub futbolli për ta zhytur në borxhe. Prandaj unë s’jam i kompleksuar. Për këto dhe mënxyra të tjera që t’i njeh e gjithë Gjirokastra, duhet të jesh ti i kompleksuar.

Edhe këtë reagim e kishe shumë. As injorimin e indiferencën nuk e meriton. Më beso! Ke kohë që nuk përfaqëson më asgjë.

Gjirokastra s’ka më kohë për të humbur duke të dhënë ty vëmendje. E pate shansin disa herë, madje të dhanë edhe bashkinë. Se çfarë bëre në Bashkinë Gjirokastër, ti si kryetar part time dhe zonja si noterja tënde, e dinë të gjithë. Më mirë hesht sesa të bëhesh gazi i botës.

 

Related Posts

Goditje e Antikontrabandës dhe Hetimit Tatimor, evazion me 15 milionë litra karburant (FOTO)
Kryesore

Goditje e Antikontrabandës dhe Hetimit Tatimor, evazion me 15 milionë litra karburant (FOTO)

05/11/2025
Lirohet nga detyra prefekti i Gjirokastrës, emërohet Albana Hasanaj
Kryesore

Lirohet nga detyra prefekti i Gjirokastrës, emërohet Albana Hasanaj

05/11/2025
Vrasja për hakmarrje në Kretë, ceremoni mortore nën masa të rrepta sigurie (VIDEO)
Lajme

Vrasja për hakmarrje në Kretë, ceremoni mortore nën masa të rrepta sigurie (VIDEO)

05/11/2025
Me “dorë të hekurt”, shefja e Kadastrës shkarkon drejtorët në Vlorë dhe Sarandë
Kryesore

Me “dorë të hekurt”, shefja e Kadastrës shkarkon drejtorët në Vlorë dhe Sarandë

04/11/2025
Vrasja e vajzës shqiptare në Itali, i dashuri i saj dënohet me 17 vite burg
Kryesore

Vrasja e vajzës shqiptare në Itali, i dashuri i saj dënohet me 17 vite burg

04/11/2025
Afera e Bankers, gjykata liron burgu ish-administratorin Leonidha Çobo
Kryesore

Afera e Bankers, gjykata liron burgu ish-administratorin Leonidha Çobo

04/11/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Mungoi në varrimin e Diego Jotas, Ronaldo tregon arsyet

Mungoi në varrimin e Diego Jotas, Ronaldo tregon arsyet

06/11/2025
Spikati te Vllaznia, sulmuesi e mbyll në Iran, del lojtar i lirë

Kallaku, “truri” i mesfushës shkodrane. Martini më në fund e ka armën e tij

06/11/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al