Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmë në vendin më të frekuentuar të Jalës, në zonën VIP të lokalit të natës. Rreth ores 02:00 ka patur një përplasje të fortë fizike mes dy grupeve që kishin konsumuar alkool dhe më pas sherri ka degjeneruar në të shtëna armësh.
Sakaq, Policia e Shtetit nuk ka publikuar deri më tani asnjë komunikatë zyrtare për ngjarjen që ka trazuar pushuesit e shumtë në një zonë mjaft të populluar në jug të vendit.
Zëdhënësi i policisë tha se “policia ka shkuar në vendin e ngjarjes por nuk ka gjetur gëzhoja”. Sipas tij, në vendin e ngjarjes janë gjetur vetem shishe të thyera. Po kështu nga xhamat ka mbetur e lënduar një vajzë që ka marrë mjekin në spital. Ndryshe nga policia, dëshmitarët thonë se janë terrorizuar nga plumbat që kanë vërshuar në lokal./ mapo