Asaf Stroka u zgjodh sot kryetar i Këshillit Bashkiak të Sarandës. Emri i tij do kishte kaluar pa asnjë vemendje po të mos e kishte përgojuar Erjon Braçe pak ditë më parë në median sociale.
Braçe shkruante: Më datë 31 korrik, gjykatësi Elidon Papazisi ka hequr masën e bllokimit dhe përmbaruesi Asaf Troka, pa njoftuar zyrtarisht AKU-në ka qenë në punishte dhe ka hequr të gjitha vulat e bllokimit! A keni turp gjykatës e përmbarues bashkë?!
Thoni në vendim duke e justifikuar atë se po mbroni interesin publik; jeni çmendur apo çfarë? Cili është interesi publik, të hash pula të skaduara? Apo të hash sallam prej tyre?. Boll më!
Ndërkohë përmes një postimi në Facebook, ish-deputetja e PD, Nada Meçorapaj, e ka sjellë në vëmendje këtë fakt, duke u shprehur se “Përmbaruesi qe ka zemëruar Braçen quhet Asaf Stroka dhe sot, PS, partia e zv/Kryeministrit, e ka zgjedhur kryetar te Këshillit Bashkiak te Sarandës”.