Një video është bërë hit në internet teksa shihen dy meshkuj duke kërcënuar njëri-tjetrin me thika dhe hanxhar në mes të rrugës. Ngjarja ka ndodhur në Barcelonë të Spanjës, ndërsa banorët filmuan nga ballkonet incidentin e tmerrshëm që ndodhur brenda qarkut të Raval, i njohur për bandat e drogës dhe prostitucionit. Për fat, e gjithë ngjarje nuk përfundoi në tragjedi, por vetëm me një të plagosur dhe tjetri në pranga. Megjithatë, edhe i plagosuri ndodhet nën arrest në spital. Banorët publikuan videon në mediat sociale, me synim për të ndërgjegjësuar për ndalimin e trafikimit të drogës.