Ulja e temperaturave ka sjellë reshje dëbore dhe stuhi në disa zona në veri të vendit. Më problematike situata shfaqet në zonën e Dibrës dhe të Kukësit. Mësohet se vështirësi të shumta ka pasur në qarkullim për shkak të ngricave. Sakaq, kompanitë e mirëmbajtjes janë në terren për të lehtësuar situatën. Për sa i përket rrugës së Kombit, ndodhet e hapur edhe pse bora dhe ngrica nuk mungojnë. Trashësia e borës arrin deri në 35 cm. Sakaq, pak minuta më parë, ministrja e Mbrojtjes Xhaçka, u shpreh se janë vendosur në dispozicion Forcat e Armatosura për tu kordinuar me emergjencat civile të qyteteve përkatëese.