Një adoleshent nga fshati Dervician është proceduar nga policia e Gjirokastrës, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa patentë. Ja njoftimi i Policisë Gjirokastër. Më datë 09.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin Dh.G, vjeç 18, banues në fshatin Dervician, pasi dyshohet se rreth orës 15:30, në Dervician, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.