Një tjetër kandidat nga lista shumëemërore e Partisë Demokratike për Qarkun e Korçës është paraqitur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të dorëzuar formularin e dekriminalizimit. Bëhet fjalë për Andi Përmetin, i cili gjatë zgjedhjeve për strukturat e PD-së u rreshtua në mesin e kundërshtarëve dhe të kritikëve të kreut Lulzim Basha.
Përmeti pritet të marrë mandatin e deputetit dhe të bëhet zyrtarisht pjesë e grupit të deputetëve rishtarë, të etiketuar si “opozita e re”.
Nga ana tjetër, edhe në radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, një tjetër kandidat ka shkelur vendimin politik të kryesisë. Eugen Bojaxhiu, kandidati që ka garuar në zgjedhjet e shkuara qendrore për qarkun e Beratit, pritet t’i bashkohet Kuvendit, duke e çuar numrin e deputetëve në 104.