• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Përçahet PD, një tjetër deputet pranon të marrë mandatin

11/03/2019
Vendimi ekstrem i opozitës për djegien e mandateve, Basha mbledh aleatët në orën 17:00

Alban Zeneli është kandidati i radhës nga lista e PD që ka pranuar mandatin e deputetit. Ai është është në listën e PD për Qarkun e Kukësit, ndërsa ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit në KQZ duke shprehur vullnetin për të pranuar mandatin e deputetit.

Alban Zeneli renditet tek ata kandidat që kanë ndryshuar mendje, pasi ai ka firmosur lënien e mandatit në bllok. Madje në protestën e 5 Marsit, Alban Zeneli ka marrë fjalën e ka fjalën dhe e ka ‘djegur’ publikisht mandatin.

“Edi Rama qarkut të Kukësit i solli vetëm mjerim, varfëri dhe emigrim. Mandati nuk është i yni por i qytetarëve të Kukësit, Tropojës, Hasit, qytetarëve që votuan PD”, – pati thënë Zeneli në protestën para Parlamentit.

Ndërkohë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka parashikuar të bëjë sot zëvendësimin e 6 mandateve të tjera të lëna nga deputetët e PD dhe LSI-së. KQZ ka lajmëruar mbajtjen e mbledhjes së radhës sot ku ndër të tjera është edhe plotësimi i 6 vakancave të krijuara si rrjedhojë e dorëzimit të mandateve të deputetëve nga deputetët e PD dhe LSI.

Në rendin e ditës të mbledhjes KQZ ka parashikuar dhënien e mandatit të deputetit Astrit Veliajt, kandidatit të listës shumëemërore të Partisë Demokratike, Qarku Berat, Lefter Maliqi.

Ndërsa vendin e lënë bosh nga Viktor Tushaj i LSI-së në Lezhë do ta zërë Elda Hoti. Sakaq, Nora Malajn, e zgjedhur deputete në Durrës nën siglën e LSI, e zëvendëson Edlira Hyseni.

Mandatin e Vangjel Tavos po nga LSI në Gjirokastër, KQZ do t’ia japë Ediola Brahës. Ndërsa vendet e dy demokratëve Gent Strazimiri dhe Klevis Balliu në Tiranë dhe Korçë do t’i zënë në Kuvend respektivisht Ajlinda Halilaj dhe Ligoraq Karamelo.

6 deputetët e rinj do të betohen seancën e ardhshme parlamentare. Ata e çojnë në 10 numrin parlamentarëve të zëvendësuar. Pas betimit edhe të këtyre 6 deputetëve, Parlamenti shkon në kuotën e 92 deputetëve. Nëse votat e tyre ata do t’i bashkojnë me ato të mazhorancës, kjo do të thotë miratim edhe i atyre projektligjeve që kërkojnë 84 vota.

Në rendin e ditës po ashtu KQZ do të diskutojë edhe kërkesat e 4 partive të cilat do të garojnë për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Shefi i NATO-s: Brazili, Kina dhe India mund të goditen rëndë nga sanksionet

Shefi i NATO-s: Brazili, Kina dhe India mund të goditen rëndë nga sanksionet

15/07/2025
VIDEO/ 4 gola në pjesën e parë, Egnatia e pëson keq në Islandë, Breidablik shumë e fortë

VIDEO/ Eleminim dhe humbje e thellë, katastrofë e Egnatias në Champions, kampionët e Shqipërisë turpërohen në Islandë

15/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al