Për turp! Në Gjirokastër s’ka studentë që protestojnë, drejtuesit e universitetit mblidhen për festë

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Ish-kryetari i PD Gjirokastër, Roland Bejko thotë se drejtues të Universitetit ‘Eqrem Çabej’ kanë njoftuar nesër një event festiv. Ndërkohë sot studentët e Gjirokastrës ishin të vetmit që nuk protestuan, bashkë me ata të Vlorës. Ja cfarë shkruan Bejko.

Ndërkohë që studentët e universiteteve të gjithë Shqipërisë janë çuar në protesta për të drejtat e tyre, drejtuesit e të ashtuquajturit univesitet në Gjirokastër kanë njoftuar nesër një aheng me mish, qofte e raki.

Do festojnë katandisjen pas 50 vjetësh të asaj vatre të rëndësishme dije në një kioskë të shëmtuar pa peshë me një numër të reduktuar studentësh që në këto çaste enden indiferentë kafeneve aty rotull.

Ai universitet do ribëhet.

Do çlirohet nga kalbësirat, korrupsioni dhe nepotizmi ulëritës që sundon atë institucion. Ndyshe Gjirokastra jonë do humbasë një aset të rëndësishëm dhe jetik për të.

Sondazh: Votoni personazhin e vitit 2018 në Gjirokastër (lista me 10 kandidatë)