Për të qarë dhe për të qeshur, Luftëtari nxjerr njoftim zyrtar: U dhamë një rrogë futbollistëve, mbetën edhe dy borxh…


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Para pak ditësh ArgjiroLajm.net publikoi lajmin se lojtarët e Luftëtarit po planifikonin bojkot të përkohshëm para ndeshjes në Vlorë, për shkak të pagave të padhëna këtë sezon. Nga burime brenda ekipit u zbulua se bëhej fjalë për gjithë sezonin aktual, me lojtarë që kishin edhe 5 muaj pa paguar.

Megjithatë, klubi gjirokastrit e mohoi pjesërisht, duke deklaruar se ishin vetëm 2 muaj pa paguar dhe gjithçka do të zgjidhej deri fundjavën e shkuar.

Në të vërtetë, u shty gjithçka për dje dhe klubi gjirokastrit ka publikuar në Instagram një njoftim të shkurtër: “Luftëtari ka nisur shlyerjen e pagave të prapambetura. Ka kaluar në bankë një pagë dhe brenda dy javësh do kalojnë edhe dy pagat e tjera të prapambetura”. Në këtë mënyrë, mbeten sërish dy muaj pa paguar, por të paktën një hap drejt zgjidhjes së krizës është hedhur.

Ky njoftim në fakt është sa për të qarë aq edhe për të qeshur. Klubi njofton zyrtarisht për dicka që e ka detyrim në veprimtarinë normale të tij: Të paguaj rrogat e futbollistëve….

Të paktën bëni edhe njoftim zyrtar kur t’ua mbani sërish pagat…