Deputetja Rudina Hajdari në një postim në rrjetet sociale ka reaguar me tone të ashpër ndaj opozitës jashtëparlamentare pas zgjedhjeve të zhvilluara ditën e djeshme. Sipas Hajdarit, ndonjëherë duhet të dështosh tërësisht në diçka që të marrës drejtimin e duhur. Hajdari thekson e PD e la vendin pa një të djathtë dhe me një autokrat.
Deputetja e cila nuk iu bind Lulzim Bashës për djegine e mandateve shkruabn se ringritja e së djathtës klasike është e domosdoshme.
“Ndonjëherë duhet të dështosh tërësisht në diçka në mënyrë që të marrësh drejtimin e duhur. Mungesa e demokracisë brenda partive ka shkatërruar vijat ideologjike, duke e lënë vendin pa një të djathtë dhe me një autokrat. Çfarë do ndodhë nga sot e në vazhdim do jetë vendimtare për të djathtën. Ringritja e së djathtës klasike është e domosdoshme dhe teoria e ardhjes në pushtet me forcë duhet të marrë fund”,-shkruan Hajdari.