Partia Demokratike ka nisur mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Gjatë kësaj mbledhje është parashikuar të prezantohen ndryshimet statutore prej sekretarit të përgjithshëm, Arben Ristani. Në statut nuk është përfshirë propozimi i kritikëve për dorëheqjen e kryetarit dhe moskandidimin e tij në rast se humbet zgjedhjet. Arben Imami, një prej zërave kritikë me Bashën, kërkoi që të futet në rend të ditës edhe analiza e zgjedhjeve, por kjo kërkesë u rrëzua me votë. Bie në sy mungesa në mbledhje e ish-kryeministrit Sali Berisha. Sa i përket Gjirokastrës merr pjesë kryetari Roland Bejko dhe ish-kryetari i Komunës Lazarat, Dasho Aliko.