PD Gjirokastër kërkon vende pune në bashki, reagon Zamira Rami: Ndajeni mendjen njëherë e mirë se…


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Sot kreu i PD Gjirokastër, Roland Bejko, i bëri thirrje publike kryebashkiakes Zamira Rami për të shkarkuar drejtorët e PS-së dhe në vend të tyre të emërojë njerëzit e PD-së. Bejko e argumentonte këtë kërkesë me faktin që tashmë PD-LSI janë në koalicion. ArgjiroLajm.net iu drejtua Zamira Ramit nëse kishte një koment për këtë kërkesë të Roland Bejkos.

“Unë mendoj që anëtarët e Këshillit Bashkiak ta ndajnë mendjen njëherë e mirë që politika bëhet në selitë partiake respektive, ndërsa në Këshillin Bashkiak gjykohet dhe veprohet në të mirë të këtij komuniteti. Kjo është përgjigjja ime për të gjitha forcat politike që përfaqësohen në këtë këshill. Koalicionet politike janë politika qëndrore të cilat në nivelin lokal zbatohen dhe respektohen në momentin dhe kohën e duhur”, u shpreh Rami për ArgjiroLajm.net

Kjo përgjigje e Ramit është praktikisht një ‘mbyllje dere’ për PD-në, me sinjalin e pastër, se është ende herët për të ndarë së bashku ‘tepsinë’ e Bashkisë Gjirokastër.